Rama, Çim Pekës: Ju jeni demokrat. Peka, Ramës: Pse, ju jeni anti-demokrat? (Video)

Çim Peka: Unë është e vërtetë që jam demokrat zoti Rama, ju jeni antidemokrat?

Edi Rama: Nuk është personale demokrat, flas me Partinë Demokratike.

Çim Peka: Teserë partie nuk kam pasur kurrë.

Edi Rama: Nuk është personale por ke bërë për Partinë Demokratike, më shumë seç kanë bërë të gjithë deputetët e listës së Lulzim Bashës sot. Pra kur është fjala për të bërë punën, vlerësojmë kapacitet e njerëzve për të bërë punë, nuk shkojmë në stadium.

Në stadium shkojmë unë me Juventusin, ti me Reali, ose ti me Realin gëzohesh se humbi Juventusi, se të duket sikur po humbas unë.

Por kjo mbaron, iku ndeshja, mbaroi. Ndërkohë që sot vazhdon jeta dhe drejt 25 qershorit nuk shkojmë në stadium, se vota nuk është biletë për të bërë tifozllëk për skuadrën e zemrës.

SHKARKO APP