Rama dëgjesë me qytetarët, tregon sesi do rriten pensionet vit pas viti: Paga minimale shkon në 700 euro

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një dëgjesë për projektbuxhetin e vitit 2026, me banorë të Njësisë nr.5 në Tiranë. Rama tha se deri në fund të vitit 2030 pensionet urbane me vite të plota pune do të shkojnë në 40 mijë lekë të reja, ndërsa pensioni urban i pjesshëm dhe ai rural do të shkojnë 18 mijë lekë të reja.

”Nga janari do të fillojë rritja e masës së pensioneve që do të merrni, me një progresion që do të bëjë atë që kemi shkruar në program dhe që u’a kemi thënë. Sot pensioni urban me vite të plota pune është 27 mijë e 350 lekë dhe në fund të mandatit do të bëhet 40 mijë lekë siç e kemi premtuar. Brenda mandatit nuk do të thotë që prisni 4 vite dhe në fund do gjejmë mënyrën për t’ju thënë nuk e bëmë dot. Jo. Është një shumë që do të rritet në mënyrë progresive vit pas viti. Çfarë do të merrni në janar të 2026, do të dyfishohet në janarin e 2027, do të 3 fishohet në janarin e 2028, do 4-fishohet në janarin e 2029 dhe do të pesëfishohet në janarin e 2030. Kjo vjen po ashtu për pensionin urban të pjesshëm dhe për atë rural, që nga 11 mijë e 500 lekë që është sotë, do të shkojë në 18 mijë”, tha mes të tjerash Rama.

Nga ana tjetër, Rama është ndalur edhe tek rritja e pagës minimale, ku tha se nga janari paga minimale do të jetë 500 euro. Po ashtu kreu i qeverisë theksoi se deri në fund të këtij mandati paga minimale do të shkojë në 700 euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Nga 1 janari 2026 paga minimale në sektorin publik dhe privat dhe në çdo kompani dhe dyqan do të jetë 500 euro. Në mënyrë që punëdhënësit të marrin kohë për të sistemuar këtë rritje 9 muajt e parë sigurimet shoqërore dhe ato shëndetësore të atyre që e kanë nën 500 euro do ti paguajë qeveria. Punëdhënësit do të duhet që ti japin punonjësve paga minimale nga janari 500 euro. Sigurimet do ti mbulojë qeveria. Paga minimale do të rritet dhe ne se mbrojmë këtë mandat pa e çuar në 700 euro pagën minimale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe kur vjen puna tek paga minimale fillojnë llafet, po jo ai ca mi jep kështu dhe ca ashtu, ka punëdhënës që hyjnë në hak të atyre të cilët punojnë që ata të pasurohen. Ka një zgjidhje ose denoncoje ose përtype sepse nuk mundet dot shteti të gjëmojë nga pas të gjithë punëdhënësit e vendit. Denoncoje tek Tatimet, tek Ministria e Financave tek deputet i zonës. Ai që bën një denoncim të tillë është i paprekshëm nuk të heq dot njeri nga puna. Nga deklarimet që burojnë nga banka 500 euro duhet që të vijnë në emrin tënd”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?