Rama: Diella do të jetë edhe fizikisht e pranishme në tryezën e qeverisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një status në Facebook, pasi Kuvendi votëbesoi qeverinë këtë të enjte me një seancë që zgjati më pak se 30 minuta.

Reagimi i plotë i Ramës: 

PËR NE, 83 MANDATET E 11 MAJIT, janë ndër të tjera edhe një detyrim për të respektuar pa rezervë zgjedhësit e palës tjetër, duke u dhënë përfaqësuesve të tyre në Kuvend të gjithë hapësirën për të folur dhe ushtruar aktivitetin parlamentar, jo vetëm të papenguar po edhe të mirëkuptuar në çdo hap.
Por ato mandate janë po ashtu, edhe një detyrim i madh ndaj zgjedhësve tanë, për t’i vënë një kufi të pakalueshëm kujtdo që në sallën e parlamentit përdor duart, këmbët, trupin si argument dhe zhurmën apo sharjet e rrugës si alternativë opozitare.
Mjafton që të respektohet ai kufi, i cili është kufiri i pakalueshëm etik i çdo parlamenti të Bashkimit Europian, dhe opozita do të ketë e papenguar të gjitha hapësirat e saj në sallën e Kuvendit apo në komisionet parlamentare, ashtu sikundër do të ketë edhe të gjithë vëmendjen tonë. Ndërsa shkelja e atij kufiri, për të vazhduar avazin e traditës anti-demokratike të pengmarrjes së Kuvendit me veprimtari të papërshtatshme fizike apo me piskama ofenduese, do të çojë automatikisht në hapjen e procesit të votimit dhe përfundimin e parakohshëm të seancës.
*Bashkëngjitur fjala e parë e Diellës në Kuvendit e Shqipërisë, e cila u transmetua nga monitorët e sallës ndërkohë që çka nuk arrita dot të them ndër të tjera, ishte se me shumë gjasë, brenda vitit të parë të legjislaturës, Diella do të jetë edhe fizikisht e pranishme në tryezën e qeverisë

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?