Rama: Duhet të synojmë një treg të përbashkët rajonal

Rama tha se të dyja vendet duhet të punojnë për paqen në këtë rajon të Ballkanit, madje sipas tij, kjo paqe është e brishtë dhe duhet punuar që të transformohet në një paqe që mund të jetohet.“Prandaj them që ne sot jetojmë në një moment fantastik ku mund ta bëjmë paqen në rajonin tonë…Pra lufta konflikti ka qenë diçka që kemi parë ne dhe ka qenë biznesi i disave…Kjo paqe që po jetojmë ne, është e dobët por ne mund ta transformojmë atë në një paqe në të cilën mund të jetohet”, tha Rama.

Kreu i Qeverisë Shqiptare shtoi se të dyja vendet duhet të punojnë së bashku, sepse ekonomitë e dy vendeve janë të vogla, ashtu siç janë edhe buxhetet e tyre.

Rama ka shtuar se duke komunikuar duhet të dalin me projekte konkrete, madje ka folur edhe krijimin e një tregu të përbashkët rajonal.

“Duke komunikuar të dalim me projekte që kanë kredibilitetin që duam ta ndërtojmë ndërmjet njëri tjetrit. ..Bashkëpunimin ekzistues duhet thelluar. Ne kemi një shkëmbim prej 100 milion euro…Krijimi i një tregu rajonal duhet të jetë synimi i përbashkët”, tha Rama.

Kreu i ekzekutivit shqiptar tha me tej se Shqipëria dhe Serbia janë dy vende kandidate për BE dhe kjo mund të jap edhe stimuj unik për këtë proces.

“Ne duhet të flasim për këtë, duhet të vendosim se si duhet të ndodh ky proces, a do të lejojmë ne që ky proces të vazhdoj me inerci të burokracisë…apo do të kemi një qasje proaktive dhe do të flasim gjuhen evropiane tek evropianet, por ne duhet të jemi E-ja e EU-së dhe besojmë që vendet tona janë në Evropë dhe jemi në Evropë. Dhe duhet të tregojmë BE-se se sa ka nevojë për neve, ashtu siç ne kemi nevojë për BE-në”, theksoi ai.

SHKARKO APP