Rama: E ftova Papën Leon XIV të vijë në Shqipëri gjatë vizitës në Vatikan

Në podcastin e tij “Flasim”, si çdo fundjavë, kryeministri Edi Rama komentoi zhvillimet më të rëndësishme të javës politike dhe aktivitetet e tij ndërkombëtare.

Ai u ndal tek vizita e tij në Vatikan, të cilën e cilësoi si një takim të veçantë dhe prezantim me Papa Leonin XIV. Rama e përshkroi Papën si “një njeri me dritë dhe me një mirësi të thellë”, duke shtuar se diskutimet përfshinë Shqipërinë, rajonin dhe çështje globale.

Gjatë takimit, kryeministri bëri edhe një ftesë të veçantë për Papën, të marrë pjesë në festën e 130-vjetorit të shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë, mbrojtëses së Shqipërisë. “Nuk e di nëse do të jetë e mundur, por ftesa u bë dhe Papa shprehu shumë interes,” tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri theksoi se vizita në Vatikan ishte një mundësi për të forcuar marrëdhëniet dhe dialogun me Kishën Katolike, si dhe për të diskutuar mbi temat që lidhen me paqen, zhvillimin dhe rolin e Shqipërisë në rajon dhe më gjerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?