Rama e nis ditën me një lajm të mirë për fëmijët e ushtarakëve (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të enjte duke ndarë pamje nga ajo që është bërë për fëmijët e ushtarakëve.

“Me këtë shembull të admirueshëm të punonjësve të Ministrisë së Mbrojtjes, të cilët menduan si prindër për fëmijët jetimë në prag të vitit të ri shkollor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Në video shihet ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila thotë se ushtarakët nuk e kanë portofolin e madh ndaj për ta po mundohet që të bëhet më shumë.

“Mbështetja jojnë për Forcat e Armatosura ka qenë simbolike por me zemër të madhe”, dëgjohet të thotë Xhaçka.

Më tej ajo ndan për fëmijët e ushtarakëve çanta shkolle bashkë me librat dhe gjithë pajisjet për vitin shkollor.

SHKARKO APP