FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Erion Veliaj do jetë kandidat për kryebashkiak në Tiranë në vitin 2031!

Në një intervistë për ABC News, kryeministri Rama nga Roma tha se të shkosh kundër një vendimi që ka marrë Gjykata Kushtetuese apo cila do gjykatë është si “të shkosh t’i biesh murit me kokë” edhe praktikisht të hysh në konflikt me sistemin që ke zgjedhur. Pra Erion Veliaj mbetet kryebashkiak deri në fund të mandatit.

Ndër të tjera Rama shtoi: “Ogerta Manastirliu është drejtuese politike e Tiranës, është deputete e PS dhe është kandidatja jonë Ogerta, patjetër. Edhe ne 2027-ën. S’kemi tjetër, Ogertën kemi. Tani ne po flasim në kushtet që jemi sot. Lirohet s’lirohet Erioni, Erioni nuk mund të jetë kandidat në vitin 2027, por për 2031” – tha Rama.

Sepse në vitin 2027 Veliaj plotëson tre mandate rrjesht dhe nuk lejohet me ligj me shumë se tre mandate njeri pas tjetrit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?