FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Garancia sovrane për bizneset 50 milionë euro, dyfishojmë financimet për të rinjtë që merren me startup-e

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria ka rritur në 50 milionë euro garancinë sovrane në dispozicion të atyre që duan të dyfishojnë bizneset dhe kjo falë rritjes ekonomike.

Gjatë një bashkëbisedimi me pensionistë, Rama u shpreh se nuk bëhet fjalë për biznese të mëdha, por bëhet fjalë për biznese të vogla dhe të mesme.

“Cilido që ka një ndërmarrje dhe ka nevojë të ketë një mbështetje financiare për ta dyfishuar ndërmarrjen e vet, do të përfitojë nga programi i garancisë sovrane dhe nga linja e re e kredisë që ka vendosur në dispozicion Banka e Shqipërisë”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri siguroi se qeveria nuk do të ndalet së rrituri mbështetjen në raport me rritjen e kërkesës nga bizneset.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Çdokush që ka hapur një biznes të vogël apo të mesëm, ka hapur një ndërmarrje të vogël apo të mesme dhe që ka idetë dhe ka vullnetin për ta rritur atë, për ta dyfishuar atë, dhe i mungon baza financiare, nuk do të jetë vetëm; do të na ketë ne në mbështetje dhe do t’i japim garancinë dhe do t’i japim kredinë me një interes krejtësisht ndryshe nga interesi komercial i kredive nëpër banka”, shtoi ai.

Ndërkohë, Kryeministri theksoi se është dyfishuar financimi për të rinjtë që merren me teknologji dhe që krijojnë startup-e.

“Falë edhe kësaj mbështetjeje që kemi bërë ndër vite, një rritje të madhe të aplikimeve. Kemi filluar me 40 e ca aplikime. Kemi arritur në një mijë e 180 e ca, apo 200, nuk ka rëndësi, por kemi kaluar mbi 1.000 dhe, duke qenë se fondi që kishim në dispozicion ishte i pamjaftueshëm për t’i financuar projektet që kanë potencial, kemi vendosur ta dyfishojmë atë fond”, shtoi ai.

Zgjerimi i mundësive, sipas Kryeministrit, bëhet duke zgjeruar bazën financiare në dispozicion të shtetit dhe zgjerimi i kësaj baze bëhet duke zgjeruar volumin e ekonomisë.

“E kemi nisur këtë punë me një prodhim të përgjithshëm të ekonomisë së Shqipërisë nën 10 miliardë euro. Sot jemi mbi 27 miliardë, por duam ta çojmë në 35 miliardë brenda vitit 2030. Që ta çojmë në 35 miliardë brenda vitit 2030, duhet ta rrisim ekonominë me investime. Duhet të kemi investime të brendshme, duhet të kemi edhe investime të huaja”, tha Rama.

Kryeministri u ndal edhe te nisma për vendosjen e autobusëve elektrikë në transportin publik, fillimisht në bashkitë ku shënohen flukse turistike.

Po ashtu, Rama tha se një volum tjetër financimi është vendosur për të vazhduar me mbrojtjen nga përmbytjet, mbrojtjen nga zjarret e kështu me radhë. /j.p/ ATSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Sukses 3279 (85.3%)
Shuhet 564 (14.7%)

Vota totale: 3843