Rama, gazetarit Peka: Ja pse u bëra trim dhe po futem vetëm në zgjedhje

Çim Peka: Zoti Rama në perceptimin dhe në fakt në një analizë të ftohtë, Edi Rama gjithmonë ka krijuar një terren të sigurt para se të hynte në një garë duke përjashtuar vitin 2009, ku luajtët me riskun dhe u futët pa LSI-në. Çfarë ju bëri kaq trim pas takimit me Lulzim Bashën, që kësaj radhe të garoni pa aleatë dhe jo vetëm pa zotin Meta?

Edi Rama: S’ka lidhje me trimërinë, ne kemi qenë që ditën e parë të bindur se koalicioni me LSI-në ka qenë një koalicion strategjik, dhe unë kam qenë vazhdimisht i qartë me qëndrimin tonë se për ne nuk diskutohet fakti që ne jemi në koalicion dhe duam të jemi në koalicion.

Nga ana e aleatëve tanë ka pasur një ngurrim të vazhdueshëm dhe një shtyrje të vazhdueshme të marrjes së një vendimi për të rikonfirmuar koalicionin, dhe kur jemi gjendur në momentin e fundit, kjo nuk ka lidhje me teoritë e konspiracionit që janë normale në këto raste, pro ka lidhje me faktin se ne thjeshtë kemi rënë dakord që të hapet rruga për regjistrimin e partisë Demokratike dhe për të mos u rikthyer në kutinë e nisjes ku pastaj mund të kishim histori të tjera.

Po të fillonim të hynim në Kodin Zgjedhor, pastaj mund të kishim pretendime të tjera dhe mund të kishim pastaj një situatë ku realisht nuk mund do të mund ti realizonim zgjedhjet në afatin kushtetues.

SHKARKO APP