Rama i besoi Ministrinë e Jashtme, Spiropali: Integrimi në BE, misioni ynë historik

Kryetarja në detyrë e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali reagoi për herë të parë pas propozimit nga ana e kryeministrit Edi Rama, për ta emëruar si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Spiropali e cilësoi detyrën që i është besuar si një nder dhe përgjegjësi të madhe. Ajo thekson se integrimi i Shqipërisë në BE deri në vitin 2030 është një mision historik.

Postimi i plotë

Drejt Shqipërisë 2030! Nder dhe përgjegjësi për mua që pas drejtimit të Kuvendit të Shqipërisë, të marr besimin e Kryeministrit Rama dhe Asamblesë Socialiste për të drejtuar Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Integrimi i Shqipërisë në familjen tonë natyrale europiane brenda 2030-s nuk është thjesht objektiv politik, por misioni ynë historik. Prestigji, forca dhe dinjiteti i Shqipërisë dhe i shqiptarëve kudo janë, kanë qenë dhe do të jenë detyra e nderi i jetës sime.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me besim të palëkundur dhe shumë sfida përpara, ecim së bashku drejt të ardhmes europiane.

Mirënjohje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?