Rama: Ide e hedhur prej kohësh, zgjidhje pozitive për të dyja palët

Gjatë një konference të përbashkët me ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë,  kryeministri Edi Rama komentoi deklaratën e shefes së zgjerimit të BE-së,  Marta Kos,  e cila në një intervistë për Financial Times propozoi që shtetet e reja anëtare të kalojnë në një periudhë prove pas anëtarësimit.

Rama theksoi se kjo qasje është ide e artikuluar prej tij më herët,  duke iu referuar deklaratave të mëparshme publike:

Lutesha,  përpara se ta merrni për mungesë modestie,  t’i referoheshit arkivave tuaja. Këtë ide e kam hedhur vetë shumë herë më përpara dhe i qëndroj kësaj ideje. Nuk e kam shpikur unë,  edhe pse e kam hedhur në publik.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai e cilësoi periudhën e provës si një zgjidhje pragmatike,  që i jep mundësi të dyja palëve të marrin atë që duan,  pa krijuar pengesa për miratim formal.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas kryeministrit,  Ballkani është më i qetë se më parë,  dhe kjo është një arsye e mjaftueshme për të gjetur një rrugë të ndërmjetme pozitive për procesin e integrimit.Shqipëria kërkon akses të plotë në strukturat e BE-së dhe ulje në tryezë si e barabartë dhe BE-ja kërkon garanci për funksionimin institucional pa rrezikun e vetos.

Rama shtoi se propozimet konkrete janë bërë,  dhe nuk ka nevojë për ndryshime traktatesh,  por thjesht për marrëveshje politike që mundësojnë pjesëmarrjen pa të drejtë vetoje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?