”Rama ik”, nis marshimi në rrugët e Tiranës
Pas fjalimeve përballë Kryeministrisë për të mbrojtur natyrën, por edhe të denoncimeve të keqqeverisjes, mijëra qytetarë kanë nisur marshimin nëpër rrugët kryesore të Tiranës, duke e kthyer qendrën në epiqendrën e protestës. Gjatë lëvizjes së tyre, protestuesit kanë artikuluar thirrje kundër qeverisë, me kërkesa të drejtpërdrejta për largimin e kryeministrit Edi Rama. Atmosfera është karakterizuar nga pjesëmarrje e lartë dhe mobilizim i organizuar, ndërsa kolonat e protestuesve po përshkruajnë akset kryesore të qytetit.
KOHA JONË SONDAZH

