Rama ironizon me “dialogun” për gratë mes Nokës dhe Bashës (FOTO)

Në kohë fushate partive politike nuk “heqin dorë” nga notat e humorit edhe pse fokusin duhet të jetë tek programi qeverisës. Në një postim në facebook, kryeministri Edi Rama është rikthyer tek memet.

Duke komentuar sërisht listën e kandidatëve për deputet të PD-së, Rama ka publikuar një fotomontazh, si një dialog me foto mes deputetit të PD-së Flamur Noka dhe kreut të opozitës Lulzim Basha.

Këtë herë dy demokratët në foto-montazhin e Ramës flasin për gratë në lista, për të cilat PD u gjobit nga KQZ-ja, për moszbatimin e kuotës gjinore në disa qarqe.

Ndërsa Basha i thotë Nokës se në emrat e kandidatëve për Kukësi nuk ka asnjë grua, ai propozon që njërin prej kandidatëve me mbiemër Çela ta përdorin gjithmonë në fushatë për të dhënë idenë e gruas.

SHKARKO APP