Rama: Ja shifrat e të ardhurave në tatime dhe dogana

Kryeministri Edi Rama publikon tabelën e të ardhurave nga tatimet dhe doganat krahasuar me qeverisjen e mëparshme, duke ironizuar deklarimet e opozitës dhe pretendimet e tyre.

“Shikojini pak të ardhurat nga tatimet e doganat krahasuar me ç’mblidhej në kohën e atyre që sot bërtasin ku kanë shkuar paratë!”, shkruan Rama në statusin e tij në Facebook, pasditen e sotme.

Kryeministri Rama publikon në tabelën përmbledhëse sipas viteve dhe kalendarit mujor ku shpreh vlerat në milionë lekë, si më poshtë:

Në muajn Prill të vitit 2013 janë 30,703 milionë lekë; në 2014, janë mbledhur 32,534 milionë lekë; në 2015, janë mbledhur 34, 390 milionë lekë.

Në muaj Maj të vitin 2013, janë mbledhur 26,175 milionë lekë; në 2014 janë mbledhur 28,376 milionë lekë; në 2015, janë mbledhur 30, 390 milionë lekë.

Në muajn Qershor viti 2013, janë mbledhur 23,971 milionë lekë; në vitin 2014, janë mbledhur 30,589 milionë lekë; në vitin 2015 janë mbledhur 30,876.

Ndërsa në Korrik të vitit 2013 janë mbledhur 28,272 milionë lekë; në vitin 2014 janë mbledhur 30,035 milionë lekë dhe në vitin 2015, janë mbledhur 33,112 milionë lekë.

Kryeministri Rama bashkë me shifrat publikon tabelën përmbledhëse të tre viteve, 2013-2014-2015, për muajt, Prill, Maj-Qershor, Korrik, ku trendi i rritjes në qeverisjen e mazhorances është i dukshëm dhe me shuma të konsiderueshëme parash.

SHKARKO APP