Rama jep lajmin e bukur në Ditën e Verës: Lindin dy vajza binjake, 21 bebe nga programi IVF

Në një ditë simbolike si Dita e Verës, dy vajza binjake erdhën në jetë në SUOGJ “Koço Gliozheni”, duke sjellë një lajm të bukur për familjen dhe stafin mjekësor.

Lindja e tyre erdhi pas 10 vitesh përpjekjesh nga prindërit, falë trajtimit IVF të realizuar në Qendrën e Riprodhimit Mjekësor të Asistuar, një program i mbështetur nga buxheti i shtetit.

Teksa ka ndarë foton e bukur të binjakëve, kryeministri Edi Rama shkruan se deri më tani 21 bebe kanë ardhur në jetë në këtë maternitet përmes këtij programi, duke u thënë shumë familjeve mundësinë të realizojnë ëndrrën e prindërimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Dy vajza binjake erdhën në jetë sot në SUOGJ “Koço Gliozheni”, pas 10 vitesh përpjekje nga prindërit e tyre – falë trajtimit IVF në Qendrën e Riprodhimit Mjekësor të Asistuar, një shërbim i mbështetur nga buxheti i shtetit. Deri më sot, 21 bebe kanë ardhur në jetë në këtë maternitet përmes këtij programi, duke u dhënë shumë familjeve mundësinë të realizojnë ëndrrën e prindërimit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?