Rama: Katër kisha monument kulture rilindin pas restaurimit në Vithkuq dhe Voskopojë
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se katër kisha monument kulture në zonat e Vithkuqit dhe Voskopojës kanë përfunduar me sukses procesin e restaurimit.
Përmes një postimi, Rama thekson se objektet e kultit “kanë rilindur pas një restaurimi të bukur”, duke u kthyer në hapësira që mikpresin me hijeshi besimtarët, vizitorët dhe turistët.
Sipas tij, restaurimi i këtyre monumenteve është pjesë e përpjekjeve për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe për zhvillimin e turizmit kulturor në këto zona me vlera të veçanta historike dhe fetare.
KOHA JONË SONDAZH

