Rama: Kemi ulur 5 herë gjobat e tatimorëve

 

“Hoqëm famëkeqen taksë të sheshtë dhe kaluam tek taksimi i ndershëm. Zeruam taksën prej 80 dollarë për biznesin e vogël dhe zgjeruam listën e pajisjeve dhe makinerive të përjashtuara nga TVSH-ja”. 

Një deklaratë të tillë, kryeministri Edi Rama e ka bërë sot në kuadrin e një takimi që zhvilloi sot në selinë e Kryeministrisë me përfaqësues të biznesit të vogël, ku ka bërë një pasqyrim të masave fiskale të marra nga qeveria e tij në favor të kësaj kategorie.

Gjithashtu, theksoi ai, qeveria prezantoi 12 masa të reja lehtësuese për të nxitur prodhimin vendas dhe për të hequr taksat doganore për disa produkte. 

“Falëm 26 milionë dollarë gjoba elektorale të vitit 2013 dhe ulëm me 5 herë gjobat e administratës tatimore”, vijoi shefi i qeverisë. 

Duke përmendur mes të tjerash edhe një tjetër lehtësi për biznesin e vogël, siç është sipas tij, ajo e kthimit automatik të TVSH-së brenda 30 ditësh.

SHKARKO APP