Rama: Komisioni i Venecias dhe demokracia shqiptare, shokë materniteti

Kryeministri Edi Rama ka folur në konferencën për 30-vjetorin e partneritetit mes Shqipërisë, Këshillit të Europës dhe Komisionit të Venecias. Në fjalën e tij, Rama tha se se Komisioni i Venecias e ka shoqëruar në vijimësi përpjekjen e Shqipërisë për t’u demokratizuar. Komisioni i Venecias dhe demokracia shqiptare janë shokë materniteti, tha Rama.

Komisioni i Venecias e ka shoqëruar në vijimësi përpjekjen e Shqipërisë për t’u demokratizuar dhe për t’u transformuar nga një vend i sapodalë prej diktaturës në një vend që synon të ulet në tryezën e BE. Simbolikisht mund të thuhet se Komisioni i Venecias dhe demokracia shqiptare janë shokë materniteti, kanë lindur në të njëjtën kohë, në vitit 1990. Komisioni i Venecias si një fëmijë i Europës së ribashkuar në vlerat e lirisë dhe me dëshirën për t’u njehsuar në parimet e demokracisë dhe demokracia shqiptare si një ëndërr e shumëndërruar që, më në fund, pa të hapur shtegun e saj. Historia e zhvillimit demokratik në Shqipëri është ngushtësisht e lidhur me historinë e rritjes dhe të forcimit të influencës së Komisionit të Venecias mbi procese që në vende si Shqipëria kanë pasur në vazhdimësi nevojat e ndihmës e një mbështetje mençurie dhe nevojën e një asistenti, se nuk është gjykatës, por një asistent bujar dhe i paanshëm i çdo vendi në kërkim të standardeve më të mira”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?