Rama largohet nga Kryeministria, 7 orë takim me Belinda Ballukun

Pas 7 orësh në takim me Belinda Balluku, kryeministri Edi Rama është larguar nga Kryeministria. Në takim ishte edhe ish-ministri i Drejtësisë e kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. Struktura e Posaçme AntiKorrupsion ka dalë sonte me një njoftim zyrtar pasi Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vendosi masën e sigurisë pezullim nga detyra, dhe ndalimin e daljes jashtë vendit për zv/kryeministren, njëkohësisht dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe arrest shtëpie për dy zyrtarët e lartë të OSHHE dhe autoritetit të Rrugëve,  Gentian Gjyli dhe Erald Elezi.

Nuk dihet se si do të veprojë kryeministri në ditët në vijim, por duket se mot me rrebeshe po vjen në mazhorancë, pasi burime të rezervuara nga drejtësia tregojnë se edhe dosja e fondeve për bujqësinë nga BE po konturon fletë arreste me shumicë, ku edhe një ish-ministre mund të ketë fatin e Erion Veliajt.

SPAK njofton për hetimin e procedurave të prokurimit të tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Jashtme, caktohen masa sigurie për të pandehurit

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?