Rama liron nga detyra një zv/ministër, Këshilli i Ministrave merr disa vendime
Kryeministri Edi Rama ka liruar nga detyra zv/ministrin e Brendshëm Julian Hodaj. Vendimi u mor sot në mbledhjen e qeverisë pas propozimit të kryeminisitrit dhe hyn në fuqi menjëherë. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi: Z. Julian Hodaj, zëvendësministër i Brendshëm, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””, njofton Këshilli i Ministrave.
Njoftimi i plotë
– Vendim për ngritjen e Task-Forcës-Host Nation Task Force (HNTF) dhe të Skuadrës Kombëtare të Organizimit për Samitin e NATO-s, Tiranë, 2027.
•Task-Forca kryesohet nga Kryeministri dhe në mungesë të tij nga Koordinatori Kombëtar për organizimin e samitit, i emëruar me urdhër të Kryeministrit. Task-Forca ka në përbërje këta anëtarë:
a) Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme;
b) Ministrin e Mbrojtjes;
c) Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor;
ç) Përfaqësuesin e kabinetit të Kryeministrit;
d) Sekretarët e Përgjithshëm:
dh) Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura;
e) Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit;
ë) Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Prokurimit Publik;
f) Drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare.
– Vendim për miatimin e Strategjisë Afatmesme të Menaxhimit të Borxhit 2026-2030
– Vendim për miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Kanadasë, për transportin ajror.
– Vendim për përcaktimin e kritereve dhe të procedurave të trajtimit me ushqim gjatë qëndrimit në punë të punonjësit të Policisë së Shtetit
•Sipas vendimit të drejtën e trajtimit me ushqim, pa pagesë, e përfitojnë:
a) punonjësit e Policisë e Shtetit:
i. me normën e ushqimit “një vakt drekë”, kur kohëzgjatja e punës është 8 (tetë) orë;
ii. me normën e ushqimit “tri vakte”, kur punonjësi është i angazhuar në gatishmëri, në shërbime për ruajtjen e rendit, sigurimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, për përballimin e situatave emergjente dhe të fatkeqësive natyrore, aktivitete të ndryshme apo tubime, kur kohëzgjatja e punës është më shumë së koha normale e punës prej 8 (tetë) orësh.
b) punonjësit e Qendrës së Edukimit Fizik dhe Sporteve Elitare, në Akademinë e Sigurisë, që trajtohen me normën e ushqimit “tri vakte”;
c) studentët dhe kursantët, që kryejnë trajnim të detyrueshëm sipas programit mësimor në institucionet arsimore të Policisë së Shtetit:
– Vendim për ngarkimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, si autoritet kontraktor dhe njësi zbatuese, për kryerjen e procedurave të prokurimit publik, për projektimin dhe kryerjen e punimeve të zbatimit për rikonstruksionin e transformimin e mjediseve të dëmtuara në hapësira funksionale në katin nëntokësor të ndërtesës së Kryeministrisë.
– Z. Julian Hodaj, zëvendësministër i Brendshëm, lirohet nga kjo detyrë.
KOHA JONË SONDAZH


