Kryeministri Rama mbërrin në Vlorë, takim me Ivanka Trump dhe Jared Kushner
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sonte në Vlorë dhe do të akomodohet në vilën qeveritare. Kreu i qeverisë pritet që të zhvillojë një takim me Ivanka Trump dhe Jared Kushner, si dhe me arkitektët që kanë shoqëruar gjatë ditës së sotme vajzën e presidentit amerikan Donald Trump.
Në fokus të takimeve do të jenë investimet e mundshme strategjike në zonën e Vlorës, të lidhura me interesat e familjes Trump dhe të dhëndrit të presidentit, Jared Kushner. Takimet pritet të zhvillohen larg vëmendjes së mediave, ndërsa masat e sigurisë në qytet janë shtuar ndjeshëm.
Projekti i Ivanka Trump dhe Jared Kushner është fantastik dhe nga me të veçantët në botë.
Në takim mësohet se ndodhet dhe djali i Shefqet Kastratit, Musai, një investitor i nivelit të lartë.
Në fund të vitit 2024, kompania e Kushnerit ka fituar statusin e investitorit strategjik në Shqipëri për një resort turistik në ishullin e Sazanit në afërsi të Vlorës. Kushner ka deklaruar gjithashtu se dëshiron të ndërtojë disa hotele dhe qindra vila edhe në Zvërnec, një zonë bregdetare brilante në Vlorë, në jug të Shqipërisë.
Duhet pranuar se investimet e Kushner dhe Ivana Trump e kanë bërë Shqipërinë emër të njohur në gjithë botën. Ndaj vendimi për t’i njohur si “investitor strategjik” mbetet më i miri i qeverisë Rama.
Emri i Jared Kushner është shumë popullor në Shqipëri aqsa gazeta me e vjetër dhe e para e pavarur në historinë e vendit e ka shpallur Jared Kushner si NJERIU I VITIT 2025.
Gazeta “Koha Jonë” shpall “Njeriun e Vitit 2025”, edhe çmimet e tjera
Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” është vizituar nga vajza e presidentit Donald Trump, Ivanka Trump dhe kryeministri Edi Rama në korrik të 2023.
KOHA JONË SONDAZH


