Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 7 Nëntor 2026, 07:39 Berisha lëshon vikamen e madhe: Sot të gjithë në Tiranë, ora 14.00 Lideri demokrat Berisha, si asnjëherë tjetër, ka lëshuar thirrjen e madhe drejtuar demokratëve: Sot të gjithë në Tiranë, ora 14.00, para ministrisë së Arsimit.
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Përgjimet e Agasit
  • Lista e Francës
  • Kosova në futsall
  • Raporti i KE
  • Protesta studentore
  • Bashkimi i opozitës
  • Skandali në spital
  • Xheneta Fetahu
Lajmet e fundit
Në trend
  • Përgjimet e Agasit
  • Lista e Francës
  • Kosova në futsall
  • Raporti i KE
  • Protesta studentore
  • Bashkimi i opozitës
  • Skandali në spital
  • Xheneta Fetahu
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Radio gjermane DW: Ç’rol kanë muxhahedinët e Shqipërisë në protestat e Iranit?

Radio gjermane DW: Ç’rol kanë muxhahedinët e Shqipërisë në protestat e Iranit?

Aktualitet
E mërkurë, 21 Janar 2026 08:17
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(marrë nga radio shtetrore gjermane DW)

Rreth 3 mijë anëtarë të MEK, Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit, strehohen në Shqipëri. Ata pretendojnë se MEK luan një rol të rëndësishëm në protestat e Iranit. Disa ekspertë nuk pajtohen.

Një kamp i fortifikuar në Manzë, pranë Tiranës, është streha e rreth 3 mijë muxhahedinëvetë Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI), ose siç njihen në gjuhën vendase Mujahideen-e Khalq (MEK).

Anëtarët e kësaj organizate jetojnë në Shqipëri që prej vitit 2013, kur qeveria shqiptare pranoi t’i strehonte me kërkesën e Shteteve të Bashkuara dhe Kombeve të Bashkuara.

Çfarë është MEK?

MEK është grup politik opozitar islamik, me prirje socialiste.

Themeluar në Iran në vitin 1965, grupi u armatos kundër dinastisë në pushtet, Pahlavi, duke kryer fushata bombardimi kundër qeverisë së Shahut dhe shenjestrave amerikane në vitin 1970, si dhe duke mbështetur Ayatollah Khomeini në Revolucionin Islamik të viteve 1978-1979.

Gjithsesi, pak pas revolucionit, MEK i prishi marrëdhëniet me qeverisjen e re të Teheranit dhe anëtarët e tij u ndaluan të jetojnë në Iran. Grupi më pas jetoi në ekzil, duke i vijuar aktivitetet opozitare përtej kufijve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

MEK u zhvendos në Irak, prej nga ku drejtoi operacionet ushtarake gjatë luftës Iran-Irak, veprimet e të cilit nuk tolerohen edhe sot e kësaj dite nga shumë vetë në Iran.

Departamenti Amerikan i Shtetit e konsideroi MEK organizatë terroriste në vitin 1997, por e hoqi atë nga lista e organizatave terroriste të huaja në vitin 2012.

MEK publikoi për herë të parë lajmin se Irani kishte program sekret të pasurimit të uraniumit. Pas rrëzimit nga pushteti të Saddam Hussein, organizata u përzu nga Iraku.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Protestat e fundit në Iran

Për Andreas Krieg, ekspert i Lindjes së Mesme dhe profesor në Shkollën e Studimeve të Sigurisë në “King’s College” në Londër, vala aktuale e protestave në Iran “duket më shumë si konvergjencë e pakënaqësive të vazhdueshme që më në fund u sinkronizuan, sesa një ‘rast’ i vetëm”.

“Filloi me një tronditje ekonomike të menjëhershme, kolapsi i monedhës vendase dhe inflacioni që u përkthyen në rritje të menjëhershme të çmimeve, mungesa dhe paralizë tregtare, dhe më pas u politizua me shpejtësi, pasi njerëzit arritën në përfundimin se shteti ose nuk mund ose nuk do ta stabilizojë jetën e përditshme” – i tha ai DW.

“Ajo që bie në sy është profili i koalicionit: tregjet dhe shitësit ndihmuan si nxitës, studentët dhe lagjet urbane e bënë të dukshme protestën, ndërsa qytetet periferike dhe zonat minoritare shtuan masën e pjesëmarrjes” – tha Krieg.

“Përgjigja e shtetit kaloi shpejt nga parandalimi në shtypje, duke përfshirë ndërprerje të komunikimit në të gjithë vendin, të projektuar për të ngadalësuar koordinimin dhe për të zvogëluar kontrollin e jashtëm, gjë që zakonisht përkon me përdorim më të ashpër të forcës në terren” – tha ai.

Opozitë e fragmentuar

Pavarësisht faktit se në Iran ka pasur shumë protesta mbarëkombëtare në dekadat e fundit, opozita iraniane, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, nuk është e organizuar dhe karakterizohet nga një numër i madh grupesh rivale dhe fraksionesh ideologjike.

“Se ku ‘qëndron’ opozita, kuptohet më mirë si fragmentim dhe jo si mungesë” – tha Krieg, duke shtuar se “brenda Iranit, veprimi kolektiv mbetet kryesisht pa udhëheqës dhe i rrjetëzuar: mobilizimi vendas, lidhjet shoqërore, dinamika e vendit të punës dhe ekosistemet universitare prodhojnë shpërthime protestash të koordinuara, pa një strukturë të integruar komanduese kombëtare”.

Opozita e Iranit jashtë kufijve

Jashtë Iranit, dy grupet më të mëdha opozitare janë monarkistët dhe MEK. Udhëheqësit dhe anëtarët e të dyja grupimeve kanë jetuar në ekzil që pas rrëzimit nga pushteti të dinastisë Pahlavi në vitin 1979.

Mund t'ju interesojë

Berisha lëshon vikamen e madhe: Sot të gjithë në Tiranë, ora 14.00

Berisha lëshon vikamen e madhe: Sot të gjithë në Tiranë, ora 14.00

Para 51 minutash
Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026

Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026

Para 57 minutash
Moti këtë të shtunë

Moti këtë të shtunë

Para 1 ore

Reza Pahlavi, trashëgimtari i Shahut të fundit të Iranit, Mohammed Reza Pahlavi, jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe pse ka shumë admirues në diasporën iraniane, mbetet e paqartë mbështetja e tij brenda Iranit.

“Jashtë Iranit, diaspora mbetet me ndikim në formësimin e narrativës dhe moralit, por është e ndarë dhe shpesh njerëzit brenda vendit nuk i besojnë, pasi i frikësohen si manipulimit, ashtu edhe boshllëkut që kanë krijuar pas ikjes ” – thotë Andreas Krieg.

“Kjo ka rëndësi për sigurinë e regjimit, sepse zvogëlon probabilitetin e ndasive të shpejta dhe të pastra të elitës, edhe pse rrit gjasat e cikleve të përsëritura të protestave: shtypja e një vale protestash nuk u jep zgjidhje faktorëve themelorë, për të cilët rrugët vijojnë të mbushen” – shtoi ai.

Çfarë roli luan MEK në protesta

Grupi i dytë opozitar më i madh në Iran është MEK, grupi më i madh i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), koalicioni i grupimeve opozitare iraniane.

Por çfarë roli ka MEK në protestat më të fundit?

Ali Safavi nga NCRI thotë se MEK ka qenë aktivisht i përfshirë në protesta.

“Njësitë e Rezistencës drejtojnë, koordinojnë dhe organizojnë rezistencën kundër forcave shtypëse” – i tha ai DW. “Në shumë raste, ato kanë luajtur gjithashtu një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e protestuesve kundër sulmit të IRGC-së [Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike]. Po të mos ishte për rolin e tyre, regjimi do ta kishte shtypur kryengritjen shumë shpejt.”

Safavi i tha DW-së se “një numër domethënës i aktivistëve të MEK janë mes 3 mijë të vrarëve nga forcat e sigurisë”.

MEK, probleme legjitimiteti për shumë iranianë

Gjithsesi, për ekspertin e Lindjes së Mesme, Krieg, “kur flitet për MEK, është e rëndësishme të ndahet perceptimi, nga pëlqimi në terren”.

“Organizata është e disiplinuar, e njeh mirë median dhe është e aftë të prodhojë zhurmë, të bëjë presion përmes lobimit e të japë shumë mesazhe nga jashtë. Megjithatë, ajo ka probleme të mëdha legjitimiteti midis shumë iranianëve për shkak të historisë së saj, akuzave për kontroll të brendshëm dhe qëndrimit të gjatë në mërgim, faktorë që kufizojnë aftësinë e saj për të vepruar si një mjet unifikues i opozitës brenda vendit. Kjo është arsyeja pse kanë jehonë pretendimet, se organizata funksionon si ‘kalë Troje’ i huaj.”

“MEK është i lehtë për t’u instrumentalizuar nga aktorë të shumtë në hapësirën e informacionit, duke përfshirë edhe “skifterët” (shënim: termi “skifterë” i referohet diplomatëve apo politikanëve që besojnë tek zgjidhjet me forcë ose ushtarake) anti-Iran në SHBA dhe Izrael. Por në praktikë, efekti është më shpesh i lidhur me reputacionin. I jep regjimit kornizën e përshtatshme për të vepruar si përfaqësues i huaj. Por nuk luan asnjë rol në udhëheqjen e këtyre protestave” – tha Krieg.

I konsideruar nga Irani si grup terrorist, tashmë MEK i bën thirrje Europës të ndërmarrë veprime të rrepta kundër qeverisë në Iran.

“Europa duhet ta përkufizojë menjëherë Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) si entitet terrorist, të dëbojë diplomatët e regjimit, të tërheqë ambasadorët e saj nga Teherani, ta shkëpusë regjimin nga sistemi financiar ndërkombëtar, të bojkotojë shitjen e naftës dhe t’i çojë udhëheqësit e saj para gjykatave ndërkombëtare, për t’u ndjekur penalisht për krime kundër njerëzimit. Kjo përfshin edhe Udhëheqësin Suprem Ali Khamenei dhe zyrtarë të tjerë të lartë ” – thotë Ali Safavi.

Këndvështrimi i Shqipërisë

Media në Shqipëri ka raportuar rregullisht për protestat në Iran dhe muxhahedinët në Shqipëri, që nga nisja e valës së fundit të protestave.

Nga ana e tyre, anëtarë të MEK në Shqipëri kanë qenë aktivë në mediat sociale, duke shpërndarë postime dhe fotografi që lidhen me protestuesit që kanë humbur jetën dhe anëtarët e tyre të vrarë në protesta.

Kryeministri Edi Rama, i cili i ka prerë lidhjet diplomatike me Iranin që nga shtatori i vitit 2022, pas pretendimeve se ata ishin përgjegjës të sulmeve kibernetike të orkestruara nga Republika Islamike, nuk ka bërë asnjë koment në lidhje me protestat e fundit në Iran.

Edituar nga: Aingeal Flanagan (DW)

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Berisha lëshon vikamen e madhe: Sot të gjithë në Tiranë, ora 14.00
Para 51 minutash

Berisha lëshon vikamen e madhe: Sot të gjithë në Tiranë, ora 14.00

Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026
Para 57 minutash

Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026

Moti këtë të shtunë
Para 1 ore

Moti këtë të shtunë

Horoskopi për sot, 7 nëntor 2026
Para 1 ore

Horoskopi për sot, 7 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Të rinjtë e Protestës synojnë krijimin e një partie, nisin përgatitjet për alternativa politike dhe lista online
Para 11 orësh

Të rinjtë e Protestës synojnë krijimin e një partie, nisin përgatitjet për alternativa politike dhe li...

2 Çfarë sinjali dha ambasadori amerikan në Tiranë? Gazetarja Milori: Po i qëndron linjës së tij
Para 10 orësh

Çfarë sinjali dha ambasadori amerikan në Tiranë? Gazetarja Milori: Po i qëndron linjës së tij

3 Spiropali poston foto në stilin e Che Guevarës: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur
Para 10 orësh

Spiropali poston foto në stilin e Che Guevarës: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

4 Rama paralajmëron fundin e kontrolleve të befasishme ndaj bizneseve: Inspektorët me kamera inteligjente dhe uniformë civile
Para 16 orësh

Rama paralajmëron fundin e kontrolleve të befasishme ndaj bizneseve: Inspektorët me kamera inteligjent...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.