Rama mbledh grupin parlamentar, caktohet data

Me datë 16 janar, kryeministri Edi Rama mbledh grupin parlamentar për herë të parë për këtë vit.

Mbledhja e grupit do të dalë jashtë Kuvendit, pasi është parashikuar të mbahet në Pallatin e Brigadave, në orën 10:00. Ky takim i parë i gjen socialistët përpara disa zgjedhjeve të vështira, siç është vendimi që duhet të marrin për imunitetin e Ballukut në Këshillin e Mandateve. Në takimet e kryeministrit është parashikuar edhe një takim analizues me ministrat e qeverisë për objektivat e 2026, ku secili ministër sipas axhendës është parashikuar të flasë 10 minuta.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?