Rama me studentët e ekselencës: Rreth 1600 të punësuar përmes programit për punësimin e të rinjve

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në eventin e organizuar për praktikat e punësimit për studentët e ekselencës.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se nga ky program i është dhënë mundësia 1600 personave që të punësohen. Kryeministri foli edhe për projektin “Garanci Rinore” që siç tha Rama ka për qëllim të ofrojë trajnime e mundësi konkrete për të rinjtë.

Unë jam bërë besimtar i fortë i këtij programi. Ky program ka punësuar rreth 1600 persona në administratën e shtetit. Ajo që i bën këta numra më të rëndësishëm është se janë mbi 1600 burime që kanë kapacitetin potencial që të jenë nesër drejtuesit e departamenteve të drejtorive e kështu me radhë. Kjo ka qenë një urë e ngritur si fillim me Universitetin për t’u dhënë mundësi të rinjve mundësi. Por kemi edhe një projekt të madh që është projekti i garancisë rinore që ka synim të identifikojë të rinjtë që kanë potencial por që nuk janë aktivë. Ka qëllim të ofrojë trajnime, mbështetje ekonomike dhe të sigurojë mundësi konkrete“, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 34659 (77.5%)
Jo 10085 (22.5%)

Vota totale: 44744