“Rama me Tramp se vete Donaldi”

Deklarata nga Kosova e Kryeministrit Rama ku e konsideron zgjedhjen e Donald Tramp si nje rrezik e njekohesisht parashikon parashikim te marredhenieve Shqiperi – SHBA, konsiderohet nga Kryetari i LDE Arian Galdini si “nje partizanizem prej cunash Ballkani.”
Galdini shprehet se: “Ka nje loje te bashkerenduar ne Tirane nga cunat e tirones, e ne Rajon nga cunat e Ballkanit qe te bejne sa me shume arlekinizma qe te fitojne vemendjen e mediave nderkombetare. Kjo tregon sesa rrezikshmeri paraqesin per Rajonin, lidere te tille si Rama dhe Vucic, te cilet historine tragjike te dekadave te fundit ne Ballkan, e perdorin per surrogato deklaratash e skenaresh lufte me topa futbolli. Te dy ndihmojne njeri – tjetrin qe te gjejne strehe nen sqetullat e ndonje lideri qe mund ti mare nen patronazh.
Njehere i aviten sqetullave te Merkelit, e me pas hidhen tek Erdogani, e pasketaj e provojne andej nga Kina. Situata e re gjeostrategjike i ka shtire edhe ne mendje qe te hedhin syte nga SHBA. Duke qene se per Vucicin eshte e pamundur mbeshtetja e kandidates demokrate Clinton, dy cunat e Ballkanit kane ndare zonat e influences. Edi Rama armiqeson Shqiperine dhe shqiptaret me kandidatin republikan Donald Tramp, me kush qe Vucic ta ndihmoje qe Rama te beje nje foto te mire me Presidentin Obama ne Shtepine e Bardhe.
Deklarata skandalistike dhe prej cuni ballkani e Edi Rames, ne natyren e saj eshte po aq e rrezikshme sa ato deklarata per te cilat Donald Tramp konsiderohet rrezik. Qendrimi yne si shqiptare duhet te jete i qarte. Cilido te zgjidhet President i SHBA, marredheniet e Shqiperise me SHBA do te mbeten te palekundura, me prioritaret dhe me strategjiket.”

SHKARKO APP