Rama: Mos ndërhynim ne PD do ishte në çadër akoma, do i kërkonin leje Lali Erit për të dalë me rroba banje

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish Partinë Demokratike. Nga Njësia nr.5 në kryeqytet ku ka prezantuar kandidatët për deputet për zgjedhjet e 25 qershorit, kryeministri Rama është ndalur tek marrëveshja PS-PD. Rama tha se nëse do të kishin ndërhyrë, atëherë opozita do të vazhdonte të qëndronte në çadrën e protestës.

E fill pas kësaj, kryeministri Rama ka vijuar batutat e tij, duke u shprehur se për shkak të vapës, do t’i kërkonin leje kryebashkiakut të Tiranës që “të qëndronin në çadër me rroba banje”.

“Mos kishim ndërhyrë ne do ishin në çadër akoma, do i kërkonin leje Lali Erit për të dalë me rroba banje”, u shpreh kryeministri Rama, duke bërë që të pranishmit të shpërthejnë në të qeshura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama thotë se në 4 vitet e ardhshme, nëse do të marrë votat e qytetarëve, do të luftojë për të rritur ekonominë dhe punësimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

“ERTV Live?: Tiranë, Njësia 5 – Siç luftuam dhe fituam për Vetingun, do të luftojmë e fitojmë për të rritur ekonominë dhe punësimin si asnjëherë më parë. Kemi bërë shumë. Më shumë akoma mbetet për të bërë. Po ka edhe shumë për të humbur, nëse #PartiaSocialiste? nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave. Për #ShqipërinëQëDuam????me #Shtet? #Punë? #Mirëqenie”, shkruan kryeministri Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?