Rama ndan pamjet nga Teqeja e Zallit, një xhevahir i rilindur në hyrje të Gjirokastrës

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të promovojë përmes rrjeteve sociale një nga objektet më emblematike të qytetit të gurtë, Teqenë e Zallit. Përmes një fotogalerie mbresëlënëse, kreu i qeverisë ka nxjerrë në pah vlerat arkitekturore dhe shpirtërore të këtij monumenti të kategorisë së parë, i cili i është nënshtruar proceseve të restaurimit.

Në postimin e tij, Rama e përshkruan Teqenë e Zallit si një pikë takimi mes besimit, historisë kombëtare dhe estetikës unike të jugut. Fotografitë e ndara shfaqin detaje nga arkitektura e gurtë. Muret karakteristike dhe çatitë me rrasa guri që harmonizohen me peizazhin e Gjirokastrës.
Punimet e imta në dru dhe mjediset e brendshme që ruajnë vërtetësinë e shekullit të XVIII.
Pamje nga mjediset e jashtme buzë lumit Drino, që ofrojnë një atmosferë paqeje për vizitorët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri me këtë fotogaleri tregon se ky objekt nuk është vetëm një qendër e rëndësishme e Bektashizmit, por edhe një dëshmitar i gjallë i Rilindjes Kombëtare. Teqeja e Zallit njihet historikisht si vatra ku u mbrojt gjuha shqipe dhe ku klerikët patriotë punuan krah për krah me figurat më të ndritura të kombit për pavarësinë e Shqipërisë.
Teqeja e Zallit në Gjirokastër, një tjetër dëshmi e pasurisë sonë të pashtershme kulturore që po rilind dita-ditës ka marrë menjëherë vëmendjen e qytetarëve dhe turistëve.
Postimi vjen si pjesë e fushatës për promovimin e turizmit gjatë gjithë vitit, duke e cilësuar Teqenë e Zallit si një ndalesë të detyrueshme për këdo që viziton Gjirokastrën, jo vetëm për besimtarët, por edhe për të apasionuarit pas historisë dhe fotografisë.
AV

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?