Rama ndan pamjet: Po riparohen argjinaturat ujitëse dhe mbrojtëse në zonat e rrezikuara nga përmbytjet
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga riparimi i argjinaturave ujitëse dhe mbrojtëse nga zonat e rrezikuara nga përmbytjet si pasojë e reshjeve intensive të ditëve të fundit.
Postimi i Ramës:
Vijon riparimi i argjinaturave dhe infrastrukturës së rëndësishme ujitëse e mbrojtëse në zonat e rrezikuara nga përmbytjet si pasojë e reshjeve intensive të ditëve të fundit.
Ekipet e Drejtorisë së Ujitje-Kullimit janë në bashkërendim të plotë me Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura dhe institucionet lokale, për të garantuar sigurinë e komuniteteve dhe zonave të prekura.
*Pamje nga puna në terren në lumin Devoll, lumin Dunavec, në lumin Kalasë pranë Urës së Vanës, kanali kullues që përshkon Akërninë, Novoselën, Alibanin, riparimi i urës së Belit-Metoq, si dhe nga ndërhyrja e batalionit të Xhenios në Sarandë, Finiq, Maliq, Laç dhe Bovillë.
KOHA JONË SONDAZH

