Rama ndan pamjet: Shëtitorja e Frutikulturës në Kamëz, një tjetër punë e bukur për komunitetin
Kamzës i është shtuar një tjetër hapësirë publike falë investimit të Bashkisë në shëtitoren e Frutikulturës. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga kjo shëtitore, të cilën e cilësoi “një tjetër punë të bukur për komunitetin”.
Me një gjatësi prej 1.2 kilometrash, Shëtitorja e Frutikulturës në Kamëz i është shtuar hartës së investimeve publike duke zgjeruar hapësirat për komunitetin. Shëtitorja e Frutikulturës është kthyer tashmë në një arterie plot jetë për komunitetin e Kamzës.
Një segment që ofron gjithë infrastrukturën e nevojshme duke nisur nga gjelbërimi, ndriçimi dhe ambientet e pushimit apo këndet e lojërave për fëmijët. Ky investim përfshin po ashtu hapësira rekreative për të gjitha moshat, si për fëmijët edhe për të rinjtë.
KOHA JONË SONDAZH

