Rama nderohet me titullin “Zayed”. Pamjet nga pritja në Pallatin Presidencial të Abu Dhabit
Kryeministri Rama është nderuar me medaljen më të lartë të Emirateve të Bashkuara Arabe nga Presidenti Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nahyan.
Rama ka publikuar në rrjetet sociale momente nga pritja në Pallatin Presidencial të Abu Dhabit dhe shkruan “me videokartolinën e një momenti të paharrueshëm në Pallatin Presidencial të Abu Dhabit, ju uroj një ditë të mbarë”.
Kryeministri Rama zhvilloi një vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe në kuadër të “Javës së Qëndrueshmërisë 2026”, me ftesë të Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe.
KOHA JONË SONDAZH

