Rama në Bordin e Paqes, Balluku: Kuvendi sot tregoi se Shqipëria është një aleat i palëkundër i Amerikës
Parlamenti miraton në tërësi me 110 vota pro aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes me përfaqësues kryeministrin Edi Rama. Zv/kryeministrja Belinda Balluku thotë se kjo ftesë vjen në një moment të ndërlikuar për gjeopolitikën globale. Ajo shkruan se tensionet dhe kërcënimet ndërkombëtare kanë vënë në pikëpyetje stabilitetin politik dhe social në shumë vende të botës. Në këtë kontekst, Shqipëria pozicionohet qartësisht në krah të paqes, rendit ndërkombëtar dhe vlerave që garantojnë siguri dhe stabilitet.
Postimi i plotë
Edi Rama do të përfaqësojë Shqipërinë në Bordin e Paqes, pas ftesës së Presidentit Trump, në një moment dinamik për gjeopolitikën, kur tensionet dhe kërcënimet kanë vënë në dyshim stabilitetin politik e social ndërkombëtarisht.
Qeveria Shqiptare pozicionohet qartë në anën e paqes, rendit dhe vlerave që garantojnë stabilitet dhe siguri.
Edhe një herë, Parlamenti Shqiptar shprehu vendosmërinë e përhershme për të qenë një aleat i vendosur dhe i palëkundur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
KOHA JONË SONDAZH

