Rama në Bordin e Paqes, Berisha tregon pse PD dha votat në Kuvend
Sali Berisha flet për votimin në parim në Parlament të aderimit të Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën, ku përfaqësuesi i vendit tonë do të jetë kryeministri Edi Rama.
Në ”Opinion”, Berisha tha se PD votoi pro për të treguar partneritetin e vendit dhe të PD me SHBA. Sipas tij, PD e tregoi “fytyrën” e vërtetë të Ramës, duke e cilësuar hajdut dhe se turpëron Shqipërinë në Bordin e Paqes.
“Ne dokumentin nuk e votuam nen për nen ne votuam në parim. I thamë Ramës ti nxin, turpëron ishte ulur krah lubisë, ajo do të marrë ne vete ty ia thamë aty. Ne e bëmë të qartë se çfarë përfaqëson Rama. Qëndrimi ynë ishte pro Shqipërisë. Rama dhe Lukashenko e personalizuan ftesë, ftesa u dërgohet vendeve.
Pse e firmosi harmi i shtetit autorizimin? Në vlerësimin tim, një nga meritat të jashtëzakonshme ka qenë Gaza, Trump e ndërpreu luftën. Administrata tjetër asgjë, vetëm fjalë. Trump dhe një kontribut të jasahtë zakonshëm për paqen. Si mund të ketë solemnitet me hajdutët, është qesharake”,-tha Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

