Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:55 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati Paulin Filopati, 65 vjeç, është viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur këtë të shtunë në aksin e vjetër Thumanë-Fushë Krujë. Filopati ishte një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rama në Bruksel për çeljen e grupkapitullit të fundit të negociatave me BE, mësohen detajet

Lajme E diel, 16 Nëntor 2025 20:52
Rama në Bruksel për çeljen e grupkapitullit të fundit të negociatave me BE, mësohen detajet
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm historik në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin e Europian. Ditën e hënë, më 17 nëntor do të çelet grupkapitulli i fundit i negociatave, në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri- BE, që do të mbahet në Bruksel, i cili shënon hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave në një kohë rekord prej 12 muajsh. ”Shqipëria arriti të pamendueshmen , të gjithë kapitujt e negociatave të hapur brenda 12 muajsh, rekord absolut në procesin e integrimeve europiane”, e vlerësoi këtë moment Kryeministri Rama, i cili do të marrë pjesë të hënën në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare, së bashku me Ministren e Shtetit dhe Kryenegociatoren Majlinda Dhuka, Ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, si dhe pjesëtarë të tjerë të delegacionit shqiptar për të çelur negociatat për Grup-Kapitullin V: “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”.

Mund t'ju interesojë

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filo...

Para 3 orësh
Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Para 5 orësh
Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni...

Para 5 orësh

Pas përfundimit të punimeve, Kryeministri Rama, Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Danimarkës, Marie Bjerre do të mbajnë një Konferencë të përbashkët për shtyp.

-Grupkapitulli V përfshin pesë kapituj thelbësorë për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, me ndikimin më të drejtpërdrejtë tek prodhimi, konkurrueshmëria dhe zhvillimi i balancuar i territorit:

“Bujqësia dhe Zhvillimi Rural” (kapitulli 11);

“Politikat e sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe fitosanitare”, (kapitulli 12);

“Peshkimi” (kapitulli 13);

“Politika rajonale dhe koordinimi i instrumentave strukturore” (kapitulli 22), si dhe

“Dispozitat Financiare dhe Buxhetore (kapitulli 33).

Përmes këtij Grupkapitulli, Shqipëria përfiton lidhur me modernizimin e bujqësisë, rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe dixhitalizimin e zinxhirit ushqimor. Një vend të veçantë zë forcimi i mekanizmave të kontrollit të sigurisë ushqimore dhe përafrimi me standardet e BE-së, ndërsa sektori i peshkimit dhe akuakulturës synon të përfitojë nga rregullat dhe programet europiane për menaxhim të qëndrueshëm. Në komponentin e kohezionit, Shqipëria adreson rritjen e kapaciteteve për menaxhimin e fondeve të BE-së dhe përgatitjen për pjesëmarrje efektive në politikat e zhvillimit rajonal. Ndërkohë, kapitulli për dispozitat financiare dhe buxhetore përfshin përputhjen me praktikat europiane për transparencë, planifikim buxhetor dhe administrim të fondeve publike. Hapja e Grup-Kapitullit V përfaqëson një hap vendimtar drejt afrimit përfundimtar të Shqipërisë me Bashkimin Europian, duke konsoliduar progresin e bërë dhe duke krijuar bazën për reforma më të thelluara në sektorët që mbështesin ekonominë, sigurinë ushqimore dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

berama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 3 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën
Para 4 orësh

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 5 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 5 orësh

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Më të lexuarat

1 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 8 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

2 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 5 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

3 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 3 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

4 Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”
Para 7 orësh

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.