Rama ne Dhermi si elefant ne dyqan qelqurinash
Nga Ilir Babaramo
Nuk ka pike dyshimi se fotot me rrenojat e objektit te kultit ne Dherrmi do bejne xhiron e botes. Ministrit te Jashtem Bushati dhe diplomateve te tjere shqiptare do ju vendosen ne tavoline thuajse ne cdo takim ne Bruksel e Uashigton. Greket jane mjeshter te luajne rolin e viktimes dhe Edi Rama ju dha nje alibi te forte.
Nga ajo qe eshte bere publike ne media mesohet se INUK ka shkuar per te prishur nje objekt kulti te ndertuar pa leje 23 vjet me pare. Ne fakt estetika e atij ndertimi eshte larg dhe katoqeve me te shemtuara qe ka ne cdo fshat ne jug te Shqiperise. Objekti eshte prone e Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Gjithmone sipaj asaj qe eshte raportuar deri tani nuk kemi ndonje komunikim mes qeverise dhe Kishes. Autoritetet kane vepruar sikur te ishte ndonje shtese kati ne ndonje dyqan, me nje miopi totale per efektet qe mund te kete nje nderyrje e tille. Kemi vetem dy rreshta ne tweeter te Rames qe flet per " rilindje te kishes" dhe nje impenjim publik te keshilltarit te tij per ceshtje ndertimoro-kulturore.
Qellimi i Rames per te rindertuar kishen e Dhermiut do ishte pershendetur nga te gjithe nese do kishte vepruar ndryshe, por ai nuk veproi si kryeminister. U soll si dikur kryebashkiak qe ne menyre arbitrare dro mbyll syte per ndertimin pa leje te Xhillarit, dro con naten fadromat dhe ia shemb. Por Janullatos nuk eshte Xhillari.
Kisha e Dhermiut duhet rindertuar patjeter. Pervecse objekt kulti duhet te jete dhe nje monument kulture per te nderuar Nilo Katalanon, murgun bazilian, kontributi i te cilit per gjuhen shqipe dhe mbrojtjen e identitit shqiptar eshte historik.
Kisha e Shen Thanasit do kishte sherbyer si testi me i mire per ti dhene pergjigje dilemes qe ekziston prej 25 vjetesh. Te gjithe bien dakort se Janullatos ringjalli krishen ortodokse shqiptare. Por opinioni ndahet nese kjo kishe eshte apo jo autoqefale. Rama na e hoqi kete mundesi. Nese do kishte shpallur kishen fillimisht momument kulture dhe me pas te kishte nisur negociatat me drejtuesit e komunitetit ortodoks per te ndertuar nje kishe dinjitoze ne themelet e te ciles te jene eshtrat e Katalanos tashme askush nuk do te kishte asnje alibi. Ne rastin se Janullatos do refuzonte nje projekt te tille gjithe kundershtaret e tij do kishin te drejte ne akuzen se kryepeshkopi eshte nje kryqtar i helenizimit qe perpqiet te zhduke cdo gjurme shqiptarie ne kishat e Jugut. Opinioni publik do ishte i gjithe ne favor te kryeministrit. Nese Rama do kishte vepruar "me qetesi dhe dashuri" do kishim nje tjeter realitet: kisha e shen Thanasit me eshtrat e Katalanos ne themel do ishte rindertuar si nje deshmi historike e te krishtereve shqiptare ne Breg. Janullatos nuk do guxonte te ishte kunder. Ka shume pikepyetje mbi shpine, Nuk besoj te shtonte nje tjeter. Sepse nga menyra si do reagonte ndaj ketij projekti do ti jepte pergjigje dilemes : eshte apo jo autoqefale kisha ortodokse shqiptare. Dhe ai per 25 vjet eshte munduar te na mbushe mendjen se kisha jone eshte autoqefale.