Rama në “Flasim”, Episodi 3, Sezoni 6: 21 janarit 2011, “krim shtetëror”, i bëj thirrje SPAK të bëjë drejtësi

Në podcastin e tij “Flasim”, kryeministri Edi Rama ka rikthyer në vëmendje ngjarjen e 21 janarit 2011, duke i bërë thirrje Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion (SPAK), e cila tashmë ka në dorë këtë çështje, që ta zbardhë sa më shpejt atë që ai e cilëson vazhdimisht si “krim shtetëror”.

Rama u shpreh se 21 janari mbetet një plagë e hapur jo vetëm për familjarët e viktimave, por edhe për moralin dhe themelet e drejtësisë në Shqipëri, ndërsa theksoi se, edhe 15 vite pas vrasjes së katër protestuesve të pafajshëm, hija e padrejtësisë vijon të rëndojë mbi këtë ngjarje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai nënvizoi se drejtësia mund të vonojë, por nuk harron, duke shtuar se koha nuk mund ta fshijë këtë krim nga kujtesa e shoqërisë dhe e institucioneve të drejtësisë. Në këtë kontekst, kryeministri shprehu shpresën që SPAK, i cili prej gjashtë vitesh gëzon mbështetje dhe inkurajim për të vendosur barazinë para ligjit, të veprojë më në fund për të hetuar dhe zbardhur këtë çështje, që sipas tij përbën një njollë për drejtësinë shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kjo ishte edhe java e trishtë e 21 janarit, 15 vjet pas krimit shtetëror, vrasjes së katër burrave të pafajshëm protestues, me pushkët e shtetit, në boulevard. Përsëri 21 janari erdhi me hijen përqeshëse të padrejtësisë. Kjo mbetet një plagë e hapur jo vetëm për familjarët e dëshmorëve, por edhe për moralin e drejtësisë dhe themelet e drejtësisë së shtetit shqiptar.

Ne përsëri u mblodhëm dhe e bëmë ritin e nderimit të 4 dëshmorëve të Atdheut, në prani të familjarëve që presin drejtësi.

21 janari është në llojin e atyre krimeve që e kam thënë, krime për të cilat drejtësia vonon, por asnjëherë nuk harron.

Koha nuk i zhbën dot nga kujtesa dhe tryeza e njerëzve të drejtësisë. Uroj e shpresoj që SPAK-u, që prej 6 vjetësh ka marrë jetë, gëzon mbështetjen e padiskutueshme dhe ka pasur gjatë gjithë kohës inkurajimet më të sinqerta për të shkuar përpara, për të luftuar për të vendosur drejtësi në binarët e rinj të barazisë para ligjit, të zgjohet dhe të bëjë më në fund punën e vet mbi këtë krim, që është njollë për drejtësinë shqiptare”, u shpreh Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?