Rama në forumin e Bledit: Jemi ndjekës besnikë të Europës!

Kryeministri Edi Rama merr pjesë në edicionin e 20 të Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni, në diskutimin mbi rolin e shteteve dhe të ardhmen e Bashkimit Europian. Shqipëria është besnike e Bashkimit Europian, u shpreh Rama, ndërsa theksoi se vendi ynë nuk është lëkundur asnjëherë në raport me dëshirën për tu bërë pjesë e Unionit.

Kur vjen fjala tek ne dhe për mua që përfaqësoj vendin tim, është pak ndryshe. Për shembull, nëse kryeministri slloven do të thoshte çfarë mendonte për Brukselin atëherë ka shumë për të humbur, ne nuk kemi. Kështu na duhet të jemi shumë të hapur dhe përtej asaj që themi dhe shprehemi besnikëria jonë nuk është kurrë në dyshim. Kemi ide të qartë të madhësisë sonë, peshës sonë dhe të sfidave tona si evropiane. Duam të jemi të lirë dhe të shprehemi lirisht, por kur vjen puna që ta ndjekim Evropën ne jemi ndjekës besnikë. Ne nuk jemi lëkundur dhe as vënë në dyshim, sepse kur vjen fjala për besnikërinë jemi të verbër. Unë besoj që raporti e ka parë Europën si të tërë. Kështu dua të besoj. Mendoj që thelbi, kur bëhet fjalë për nismën tuaj, ekziston një problem që ka dy shtresa, problemi i sipërmarrësve si në kundërshti me atë që duhet të bëjë qeveria.
Ndryshe nga SHBA apo në Europë, ne nuk jemi mësuar të kemi një shtet sipërmarrës. Në thelb, ne kërkojmë më shumë para nga buxheti”, shprehet Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?