Rama në mbledhjen e Kryesisë së PS-së, i shqetësuar për pasojat e krizës ekonomike

Kryeministri Edi Rama u rikthye këtë të martë në PS, kjo për të mbledhur kryesinë e kësaj force politike. Pas ndryshimeve në qeveri, Rama dha porosi për zgjedhjet në parti dhe organizimin e PS si në vend ashtu edhe në diasporë.

Socialistët do të kalojnë një pranverë duke u marrë me organizimin e partisë dhe takimet në terren me anëtarët dhe rekrutimet e reja. Zgjedhjet për kryetarët e degëve të PS do të mbahen në periudhën maji-qershor.

Rama ka ngritur shqetësimin e pasojave të krizës ekonomike që mund të impaktojë Shqipërinë për shkak të rritjes së çmimit të naftës nga tensionet në Lindjen e Mesme. Po ashtu Rama u ka kërkuar socialistëve që duhet të jemi të përgatitur për këtë situatë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?