Rama në panairin “Fiera del Levante” të Italisë, takime me investitorë

Kryeministri shqiptar Edi Rama është sot i ftuari i nderit në takimin ndërkombëtar “Rrugët e reja të Levantes, Sipërmarrjet e vendeve të jugut e sfida e internacionalizmit” organizuar e promovuar nga panairi “Fiera del Levante” në qytetin e Barit. 

Të pranishëm në këtë konferencë do të jenë dhe zëvendësministri italian i tregtisë Carlo Calenda, Presidenti i Rajonit të Pulias Michele Emiliano, Presideti i Fiera del Levante Ugo Patroni Griffi, politikanë italianë, diplomatë e sipërmarrës të rëndësishëm vendas e të huaj. Sipas zyrës së shtypit të “Fiera del Levante” të Barit, kryeministri shqiptar gjatë paradites së sotme do të marrë pjesë në inagurimin e rrugës “Albania” brenda territorit prej 280 mijë metra katror të këtij panairi ndërkombëtar.

Në ora 12.00 në ambientet e dhomës së Tregtisë së qytetit të Barit, kryeminstri Edi Rama do të zhvilloj një bashkëbisedim me sipërmarrës italiane e të huaj, përfaqësues të kompanive të rëndësishme multinacionale, gazetarë e ekspertë të ekonomisë botërore. Sipas presidentit të këtij Panairi Ugo Patroni Griffi, “kjo konferencë ndërkombëtare është një tregues konkret i interesit të shtetit e sipërmarrjeve ndaj tematikave së hapjes së tregjeve dhe individualizmit të rrugëve të reja në zhvillimin e rritjen e shoqërive italiane në vecanti e të vendeve të jugut në përgjithësi.”

Panairi Ndëkrobëtar i Barit i inaguruar për herë të parë më vitin 1930 është cdo vit një nga manifestimet më të rëndësishme në aktivitetin e sipërmarrjes italiane në shumë sektorë e të bashkëpunimit të tyre me vendet e territoret përreth. Këtë vit ky panair do të mbahet hapur prej 12­20 shtator. Rreth 500 mijë persona vizitojnë cdo vit ambientet e “Fiera del Levante” të Barit, ku marrin pjesë rreth 2000 sipërmarrje vendase e të huaja. 

SHKARKO APP