Rama në prezantimin e librit të diplomatit amerikan Christopher Hill

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në prezantimin e librit të diplomatit të njohur amerikan, Christopher Hill.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se nuk mund t’i thoshte “jo” ftesës për të qenë i pranishëm në këtë aktivitet, duke theksuar se Hill ka qenë një figurë që e ka tërhequr interesin e tij shumë kohë përpara se të bëheshin miq.

“E mora përsipër rrezikun të flas edhe pse ende nuk e kam lexuar librin, sepse ftesa më erdhi pa libër. Nëse do të shkruaja një libër për ambasadorët që kanë shërbyer në vendin tonë, do ta titulloja ‘Fantazmat dhe Primadonat’, ku Hill do të ishte ‘fantazma’, ndërsa të tjerët të gjithë ‘primadona’,” u shpreh Rama me humor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai shtoi se “është e çuditshme si koha bën që primadonat të zbehen dalëngadalë, ndërsa fantazmat jo”, duke vlerësuar në këtë mënyrë ndikimin dhe qasjen e qëndrueshme të diplomatit amerikan.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?