Rama në Prishtinë, leksion të hapur me studentët

Kryeministri Edi Rama në përmbyllje të vizitës në Kosovë mbajti një leksion të hapur me studentët e Universitetit “Hasan Prishtina” dhe nxënësit e Gjimnazit “Sami Frashëri”. Kreu i qeverisë tha se gjërat kanë ecur dhe kanë ecur në drejtimin e duhur midis Shqipërisë dhe Kosovës dhe për këtë mjafton të bësh një krahasim midis një dekade më parë dhe sot ku nuk ka krahasim.

”Kemi plane të përbashkëta siç është plani i hekurudhës apo plani i Portit të Durrësit dhe Portit të Thatë në Prishtinë që do të lidhë dy portet. Janë projekte madhore”,-tha Rama.

Rama ndodhet sot për vizitë zyrtare në Prishtinë, ku u prit fillimisht nga presidentja Vjosa Osmani dhe nga kryeministri Albin Kurti. Po ashtu, mori pjesë në promovimin e librit “Kur heshtja flet” të autorit Ahmet Shala, kushtuar gjykimit në Hagë të ish-udhëheqësve së UÇK-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?