Rama nga Brukseli: Hera e parë që zgjedhim me kë duam të martohemi…
Kryeministri Edi Rama tha nga Brukseli se Shqipëria ka ecur me ritëm rekord në çeljen e kapitujve të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me Marta Kos dhe ministren daneze Marie Bjerre, kreu i qeverisë tha se kjo është hera e parë që Shqipëria zgjedh lirisht me kë do të martohet, duke shtuar se kjo është perandoria në të cilën duam të jemi pjesë.
“Kam shumë mirënjohje për të cilat dua të them disa fjalë, duke nisur me falënderimin për ju që jeni siguruar të mbahet premtimi që, kur jepen rezultate, shpërblehemi. Sot çelëm një tjetër grupkapitull, që përbën 5 në 11 muaj. Presim me padurim të çelim grupkapitullin e fundit brenda vitit, me shpresë se do ta bëjmë së bashku. Kjo nuk ka të bëjë me marrjen e një shpërblimi një herë e përgjithmonë. Ne e dimë që ka sfida, por e dimë edhe që s’ka asnjë rrugë tjetër.
Kjo është hera jonë e parë në një histori të zgjedhim lirisht se me kë duam të martohemi. Kjo është një perandori, pjesë e së cilës duam të jemi, një perandori vlerash, sigurie.
Nuk dua që të flas më gjatë, sepse jam tejet i vetëdijshëm që Danimarka ka shumë për të bërë. Dua të them që ishte diçka për të cilën na erdhi shumë mirë kur pamë barometrin që përmendi Marta dhe kur kuptuam që populli danez është ndër popujt më mbështetës. Duhet ta përhapim këtë në mbarë Europën në mënyrë që të mos na bllokojnë rrugën. Mes nesh dhe vikingëve, është një sipërmarrje që është e frikshme.
Tashmë kemi një ministër e ministri të dedikuar për Mjedisin. Ky është rezultat edhe njëherë i trysnisë nga kanalet e BE-së, sigurisht një trysni miqësore. Ne kemi hyrë dhe e di që do mbështetemi te dija e Europës”, u shpreh Rama.
KOHA JONË SONDAZH

