Rama në Tropojë te kompania amerikane CWP, bashkë me zv/kryeministren Balluku. Ishte dhe e ngarkuara e ambasadës SHBA

Parku i energjisë së rinovueshme me erë në Tropojë, 600 MW, një zhvillim tejet domethënës në rrugën drejt sovranitetit energjitik, investim i kompanisë amerikane CWP. Në ceremoninë e Tropojës ishte kryeministri Rama, zv/kryeministrja Belinda Balluku si dhe përfaqësues të kompanisë amerikane CWP. Ndodhej edhe Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë,  Nancy VanHorn.

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot nga Tropoja se Shqipëria ka ndërtuar një reputacion pozitiv në garat ndërkombëtare për investime.

“Avantazhi i Shqipërisë në raport me Serbinë, u tha se ne jemi 100 % të gjelbër në prodhimin e energjisë dhe nuk kemi barrën t’i paguajmë të shkuarës taksën e karbonit. Ndaj edhe kompanitë e shohin me shumë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke u rikthyer te partneriteti trepalësh me Emiratet dhe Italinë, arsyeja se janë të fokusuar tek ne, nuk është se unë vesh atlete të bardha, por sepse Shqipëria prodhon dhe shet energji të pastër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një korrigjim shefi të madh kur tha që Shqipëria është treg i vogël, por Shqipëria është një pikë me kapacitet të madh strategjik. Ju do prodhoni nga era dhe do eksportoni sepse tregu juaj është Europa. Kinezët që janë civilizimi më i vjetër nuk do i kishin vënë syrin dhe e konsideronin Shqipërinë si pikën e mjaltit”, tha Rama në aktivitetin e zhvilluar për nisjen e  punimeve për Parkun ei energjisë së rinovueshme me erë në Tropojë.

Ajo që ra në sy ishte se kryeministri Rama i dha dorën të Ngarkuarës me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn dhe përfaqësuesit amerikan të CWP, ndërkohë me finesë zv/kryeministrja Balluku nuk provoi t’i jepte dorën, por kaloi te karrikja e saj. Një veprim i zgjuar sepse nuk dihej reagimi i Nancy VanHorn… Kështu të dyja palët ishin të qeta, edhe zv/kryeministrja edhe Nancy VanHorn!

Analisti S.P. tha për Koha Jone se ishte gjithçka e inskenuar me mjeshtri nga kryeministri që kishte marrë me vete zv/kryeministren, pikërisht në promovimin e një kompanie te madhe amerikane e ku ishte edhe e Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë,  Nancy VanHorn.

Zv/kryeministrja është në detyrë, por ishte dhe një test nga kryeministri për të parë ndonjë emocion amerikan!

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?