”Rama nuk i fitoi zgjedhjet”, Berisha: Largimi i tij është zgjidhja e vetme

Në mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar të PD-së pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit, kryedemokrati Sali Berisha pretendon se kryeministri Edi Rama nuk i fitoi kurrë zgjedhjet. Për të gjithçka ka qenë një farsë dhe seri aktivitetesh të paligjshme e korrupsioni. Berisha cilëson të vetmen rrugëdalje largimin e Ramës nga pushteti. Për farsën thotë se nuk ishte e parandalueshme, por duhej vërtetuar dhe pretendon se këtë e arriti me raportin e përpiluar nga OSBE-ODIHR. Kreu i opozitës thotë se me këtë, opozita ka përmbushur detyrën e saj për mbrojtjen e votës.

”Çdo njeri që pretendon se vërtet Edi Rama u votua në ato zgjedhje, mashtron veten dhe me dashje ose padashje mbështet Edi Ramën. Ai nuk i fitoi kurrë zgjedhjet. PD absolutisht do të ishte në pushtet sot nëse nuk do të përdoreshin 2 mld euro 2 ditë para zgjedhjeve, 76 miliardë euro para fushatës elektorale, banda në të 4 anët për të terrorizuar qytetarët.

Ka vetëm një rrugë: largimin e tij nga pushteti nëse duam të zhvillojmë zgjedhje, por kjo kërkon t’i njohim gjërat siç janë. Nëse nuk parandalojmë dot farsën, ne duhet ta vërtetonim farsën. E kishim detyrë para zgjedhësit shqiptar ta vërtetonim dhe para komunitetit ndërkombëtar, në një përpjekje më serioze, më të fuqishmen për mundësitë tona, ne realizuam këtë objektiv.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raporti i OSBE-ODIHR konfirmon të gjitha këto që unë shtrova para jush. Jo vetëm kaq por, Edi Rama bëri gjithçka nga kërcënimet banditeske të diplomatëve te lobimet korruptive të mëdha për ta ndryshuar atë raport. Ne bëmë gjithçka që ai raport të plotësohej me çdo dokument dhe mos të ndodhte. E vërteta është që vota u mbrojt dhe ne bëmë detyrën tonë, ne e mbrojtëm votën”, tha Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?