Rama: “Onufri” kalon pragun simbolik prej mbi 100 mijë vizitorësh, duke u shndërruar në vend pelegrinazhi kulturor

Nga Albert Vataj
Kryeministri Edi Rama e ka shoqëruar kartolinën e tij të përditshme të mirëmëngjesit me një lajm që flet shumë për vitalitetin e trashëgimisë sonë kulturore dhe për fuqinë tërheqëse të turizmit historik, etnografik dhe ikonografik. Ai ka nënvizuar se, për të dytin vit radhazi, në vitin 2025, Muzeu Kombëtar i Ikonografisë “Onufri” ka kaluar pragun simbolik prej mbi 100 mijë vizitorësh. Në publikimin shoqërues, përmes pamjeve filmike, shihen turma vizitorësh që udhëtojnë jo thjesht drejt një muzeu, por drejt një përvoje përfshirëse, emocionale e shpirtërore, ku koha duket sikur ngadalësohet dhe ku historia merr zë.

“Onufri” nuk është vetëm një hapësirë ekspozimi, por një tempull i kujtesës dhe i identitetit, një vend pelegrinazhi ku vizitorë nga vendi dhe bota vijnë për t’u takuar me të bukurën, me sakralen, me historinë dhe traditën tonë ikonografike. Ikonat, mjeshtëria e pikturës liturgjike, objektet etnografike dhe atmosfera e veçantë e këtij muzeu krijojnë një dialog të gjallë mes trashëgimisë dhe njeriut të sotëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky sukses nuk është rastësi. Ai është një tregues i qartë se Berati dhe Muzeu “Onufri” janë shndërruar në një destinacion kulturor të qëndrueshëm, të kërkuar dhe të respektuar. Publiku që vjen është i larmishëm: turistë nga çdo cep i botës dhe vizitorë nga të gjitha trevat shqiptare, të cilët largohen duke mbartur me vete jo vetëm kujtimin e vizitës, por edhe një ndjenjë më të thellë lidhjeje me rrënjët dhe trashëgiminë tonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Muzeu Kombëtar Ikonografik “Onufri” në Berat është një nga thesaret më të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore shqiptare, jo vetëm për vlerat artistike që mban, por edhe për thellësinë historike, fetare dhe estetike që përfaqëson. Ai ofron një përvojë unike ku arti, historia, feja dhe identiteti shqiptar bashkohen në një vend që flet për miliona shekuj krijimtarie dhe shpirtërorie.

Vizita në Muzeun “Onufri” është më shumë se një ekspozitë arti; është një udhëtim emocional në historinë e shpirtërore dhe artistike të Shqipërisë. Ekspozita përfshin tre salla kryesore që radhisin vepra me rritje kronologjike dhe tematike, nga portretet e shenjtorëve deri te skena komplekse biblike, duke u dhënë vizitorëve një panoramë të qartë dhe të pasur mbi zhvillimin ikonografik në rajon.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?