Rama: Pagesa e skanimit në dogana, do bëhet nga shteti

 

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot një sipërmarrje fason, që operon prej një vitit në Tiranë dhe gjatë bisedës me administratorin e këtij biznesi, ai u shpreh se “qeveria do të jetë përkrah biznesit, duke nxitur me politika të reja zhvillimin e tij".

Dhe si një prej masave më të rëndësishme lehtësuese në paketën e re fiskale, kryeministri veçoi pagesën e skanimit në dogana, e cila do të bëhet nga shteti.

Nga ana e tyre, drejtues të sipërmarrjes u shprehën se bashkëpunimi me zyrat e punës, lehtësitë fiskale, në mënyrë të veçantë heqja e tvsh-së për makineritë e importit kanë qenë një shtysë e rëndësishme për suksesin e saj.

“Brenda një viti jemi rritur, kemi filluar me 60 punonjës para një viti, sot jemi me 600. Qeveria na ka mbështetur. Zyrat e punës kanë qenë bashkërendëse në këtë drejtim dhe na kanë ndihmuar shumë duke na sjellë punonjës me eksperiencë. Kemi gjetur mbështetjen fiskale të qeverisë. Ky është një investim krejtësisht i ri. Përjashtimi nga TVSH për makineritë e importuara ka qenë një ndihmesë e madhe. Kemi gjetur terrenin e duhur për t’u zhvilluar", thanë ata.

SHKARKO APP