Rama, pas Shkodrës, në Lezhë, për takimin përmbyllës së fushatës për zgjedhjet e 11 majit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, komentoi sot nga Lezha, gjatë takimit përmbyllës elektoral, marrëveshjen e lobimit të opozitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke iu referuar lobimit të Partisë Demokratike në SHBA, Rama u shpreh se opozita ndodhet në ankth për shkak të afrimit të ditës së zgjedhjeve, ndërsa ironizoi përpjekjet e saj për mbështetje ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

“6 milionë për “Latifin” t’i ndihmojë të bëjnë detin kos ne dhe atij oqeanin. Detin kos e bëri, sepse po bën premtime spektakolare, por edhe gabime. Është në ankth, sepse i erdhi dita e së vërtetës. Deti u bë kos, por oqeani mbeti i pakalueshëm me sa kuptoj unë. Si dihet, bufi ndonjëherë edhe fluturon, por për momentin ka baltë”, u shpreh Rama me tone satirike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri iu përgjigj edhe akuzave të opozitës për bullizim, duke i cilësuar komentet e tij si formë e ligjshme satire politike.

“Unë nuk i bullizoj. Satira dhe karikatura janë forma më e lartë e kritikës, janë thumbuese, kanë humor. Satira dhëmb, por është faji jot që të dhëmb. Është kënetë tamam. Bufi është buf. I shkojnë me tendë nga pas, e fusin në hije, të tjerët rrinë në diell. Thotë se do ta bëjë pensionin minimal 200 euro”, deklaroi Rama. /j.p/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?