Rama: Për herë të parë, fond i posaçëm për barnat e Spitalit Onkologjik

Kryeministri dhe Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një dëgjeje publike me banorët e Njësisë Nr.3 në Tiranë, njoftoi se me buxhetin e vitit 2026 shteti do të rrisë investimet dhe angazhimet për kategoritë më në nevojë, duke përfshirë edhe transformimin e infrastrukturës spitalore.

Rama theksoi rëndësinë e përkujdesjes për pacientët e prekur nga kanceri, duke theksuar se barnat për trajtimin e tij janë shumë të kushtueshme:

“Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në gjithë botën, kemi një rritje të vazhdueshme të numrit të njerëzve që preken nga kanceri. Shërbimi spitalor ofrohet falas për të gjithë dhe pacientët marrin përkujdesje njësoj, por për shkak të kostos së lartë të barnave, deri më tani nuk kemi mundur gjithmonë t’iu përgjigjemi nevojave të tyre.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai njoftoi se për herë të parë në buxhetin e vitit 2026 është parashikuar një fond i posaçëm, që do të mbulojë të gjithë nevojat për barnat e Spitalit Onkologjik:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kështu do të sigurojmë që çdo pacient që trokasin në derën e spitalit për të luftuar për jetën e tij, të mos ndjejë mungesën e përkujdesit për shkak të mungesës së barnave.”

Rama vuri gjithashtu theksin mbi transformimin e infrastrukturës dhe logjistikës së spitalit, duke garantuar përmirësim të shërbimeve spitalore për pacientët onkologjikë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?