Rama përgjegjës për Diellën, Berisha: Dekreti nga presidenti është anti-kushtetues
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ministren virtuale Diella e quan një kukull. Sipas tij Rama është përgjegjës edhe për Diellën, ndërsa shton se dekreti i firmosur nga presidenti Bajram Begaj është antikushtetues.
”Ramaduro dhe dekreti antikushtetues i Begajt! Në një rast unik në historinë e botës, më saktë, në komedinë botërore, kukulla e Edi Ramës, Presidenti Begaj, me propozimin e kryetarit të PS, Edi Rama, me dekretin e djeshëm presidencial emëroi, përveç kryeministrit, edhe Ministrin Virtual të Inteligjencës Artificiale, apo Diella Ramën, nën përgjegjësinë e Kryeministrit për krijimin dhe funksionimin e saj.
Kështu, duke shkelur Kushtetutën dhe në fyerje të inteligjencës, shtohet një dëm kushtetues që është deklarimi si në asnjë vend tjetër të botës se Diella është ministre. Ky ministër virtual, jo-njerëzor, jo-personal, shfaqet në një dokument kushtetues të narkoshtetit, siç është dekreti presidencial që emëron kryeministrin”,-thotë Berisha.
Diella “ministrja” virtuale e kabinetit të ri qeveritar, është bërë lajm botëror. Zgjedhja e kryeministrit Edi Rama për të emëruar një “ministre” të gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale, ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja, të cilat shkruajnë se Shqipëria është bërë vendi i parë në botë që ndërmerr një hap të tillë.
Postimi i plotë
Ramaduro dhe dekreti antikushtetues i Begajt! Në një rast unik në historinë e botës, më saktë, në komedinë botërore, kukulla e Edi Ramës, Presidenti Begaj, me propozimin e kryetarit të PS, Edi Rama, me dekretin e djeshëm presidencial emëroi, përveç kryeministrit, edhe Ministrin Virtual të Inteligjencës Artificiale, apo Diella Ramën, nën përgjegjësinë e Kryeministrit për krijimin dhe funksionimin e saj.
Kështu, duke shkelur Kushtetutën dhe në fyerje të inteligjencës, shtohet një dëm kushtetues që është deklarimi si në asnjë vend tjetër të botës se Diella është ministre.
Për fat të keq, për shumicën e mediave të cilat e gëlltitën këtë bllof dhe e kanë bërë titull sensacional, kjo mund të duket gazmore e qesharake; por në fakt këtu nuk kemi thjesht një rast qesharak, por edhe një precedent serioz ligjor, një shkelje serioze e rëndë e germës dhe frymës së Kushtetutës, të shtetit ligjor dhe institucioneve të tij.
Ky ministër virtual, jo-njerëzor, jo-personal, shfaqet në një dokument kushtetues të narkoshtetit, siç është dekreti presidencial që emëron kryeministrin, dhe kjo vetëm e vetëm që Ramaduro vetë të mos vjedhë më duke keqpërdorur Lubinën, Mirlindën etj., por tani t’i vjedhë të gjitha me Diella Ramën hajduten e padukshme të emëruar me dekret presidencial.
KOHA JONË SONDAZH

