Rama përkujton “21 janarin”: Në 15-vjetorin e një krimi të pashembullt shtetëror…

Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar 21 janarin, kur 15 vite më parë, në demonstratën e mbajtur përpara Kryeministrisë u vranë katër protestues.

“Në 15-vjetorin e një krimi shtetëror të pashembullt në historinë e demokracisë së re shqiptare, kur katër të vrarë ende nuk prehen dot në paqe dhe drejtësia i ngjan një breshke që lutet për harresë, me bindjen që sado të vonojë drejtësia për 21 janarin nuk do të harrojë, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste u vranë para Kryeministrisë katër protestues: Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në korrik të vitit 2024 Prokuroria e Posaçme (SPAK) rinisi zyrtarisht hetimet për 21 Janarin, pasi Gjykata e Strasburgut urdhëroi Strukturën e Posaçme të hetonte kallëzimin e bërë nga Rajmonda Nika, bashkëshortja e Aleks Nikës, ndaj Sali Berishës, ish-kryeministër, Lulzim Bashës, ish-ministër i Brendshëm dhe Ndrea Prendit, ish-kreu i Gardës së Republikës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjykata e Strasburgut e ka cilësuar vrasjen e katër protestuesve si “krim shtetëror që duhej zbardhur”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?