Rama përplaset me Blendi Fevziun: Duhet të kishe pirë vaj peshku se të ka zënë kapsllëku…

Kryeministri Edi Rama ka debatuar ashpër me gazetarin Blendi Fevziu kur kanë folur për ekonominë dhe borxhin publik. Ndërsa gazetari ngulte këmbë se borxhi është rritur, duke cituar një gazetë, që sipas tij është pranë qeverisë, Rama i është përgjigjur me atë çka ka thënë FMN-ja.

Pas këmbënguljes së Fevziut te grafiku i gazetës, Rama i ka dhënë një këshillë. “Bëra gabim që nuk të thashë të pije vaj peshku para se të vija këtu se të zuri kapsllëku”, i tha Rama.

Kryeministri i ka kërkuar më tej Fevziut që të mos merret me grafikët sepse sipas tij ai nuk i kupton.

Por e menjëhershme ka qenë përgjigja e gazetarit i cili i ka thënë që ka bërë matematikë më shumë se ai, pasi ka bërë gjimnaz, ndërsa kryeministri ka bërë lice.

 

SHKARKO APP